Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin e ish-Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend, duke e prishur kështu vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila e kishte shpallur të pafajshëm Konjufcën.
“Në arsyetim të aktgjykimit, gjykata e shkallës së dytë ka vlerësuar se ankesa e prokurorisë është e bazuar e duke e shqyrtuar edhe sipas detyrës zyrtare vlerëson se aktgjykimi i ankimuar është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale e që lidhen me vërtetim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe shkelje të ligjit penal, shkelje këto të karakterit absolut që detyrimisht kushtëzojnë anulimin e këtij aktgjykimi”.
“Aktgjykimi i ankimuar përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale pasi që në rastin konkret gjykata e shkallës së parë nuk ka vlerësuar drejtë dhe në mënyrë të plotë provat e administruara si: dëshmitë e dëshmitarëve, pastaj provat materiale si raporti i këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe lokacioni i incidentit. Gjykata e shkallës së parë në arsyetimin e aktgjykimit të ankimuar nuk ka paraqitur drejtë se cilave prova ia fal besimin, cilat prova të administruara i konsideron të vërtetuara e cilat jo, nuk ka bërë në mënyrë të drejtë krahasimin dhe lidhshmërinë e provave njëra me tjetrën”, thuhet në vendim.

Kolegji i kësaj gjykate ka theksuar se arsyetimi nga gjykata e shkallës së parë “është i mangët ngase e njëjta nuk ka arritur të vërtetojë lidhjen kauzale dhe veprimet inkriminuese të cilat kanë ndodhur”.
“Gjykata e shkallës së parë është bazuar në deklaratën e të akuzuarit se atë ditë në mbledhjen e Kuvendit e ka përdorur gazin lotsjellës, por ka deklaruar se gazin lotsjellës nuk e konsideron që është armë dhe si provë tjetër procerverbalin e mbledhjes së Kuvendit në ditën e incidentit.
“Nga këto prova gjykata e shkallës së parë e ka liruar nga akuza të akuzuarin me arsyetimin se gjykata nuk e shpall të akuzuarin fajtor duke u mbështetur vetëm në një deklaratë ose duke i dhënë rëndësi vendimtare deklarimit të dhënë nga i pandehuri në polici ose para prokurorit të shtetit”.
Por, sipas vlerësimit të kolegjit penal të kësaj gjykate “vendimi është jo i plotë dhe nuk është i drejtë ngase në ketë çështje penale përpos deklarimit të akuzuarit në prokurori, kemi edhe deklaratat e dëshmitarëve, provat tjera materiale e sidomos procesverbalin e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, nga të cilat gjykata në fjalë është dashur ti vërtetojë në mënyrë të plotë dhe ti argumentojë bindshëm”.
Gjykata Themelore e kishte liruar nga akuza Konjufcën, me arsyetim se nuk është provuar që i akuzuari ka kryer veprën penale e cila i vihet në barrë. Ndërsa, për veprën penale Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, nga neni 409 paragrafi 1 i KPRK-së, konform të nenit 362 paragrafi 1 nënparagrafi 1.3 të KPRK-së e kishte refuzuar akuzën.