Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar listën me të ftuarit e përzgjedhësit Franco Foda për dy ndeshjet e nëntorit që Kombëtarja zhvillon kundër Sllovenisë dhe Zvicrës.
Si mesfushorë dhe sulmues janë ftuar: Vedat Muriqi, Albion Rrahmani, Edon Zhegrova, Fisnik Asllani, Milot Rashica, Leon Avdullahu, Florent Muslija, Baton Zabërgja, Ermal Krasniqi, Meriton Korenica, Muharrem Jashari, Lindon Emërllahu, Elvis Rexhbecaj, Veldin Hoxha dhe Valon Berisha.
Si mbrojtës janë ftuar: Amir Rrahmani, Dion Gallapeni, Mërgim Vojvoda, Lumbardh Dellova, Fidan Aliti, Ilir Krasniqi, Albian Hajdari, Kreshnik Hajrizi e Leard Sadriu.
Ndërkaq që portierë, Foda për këto grumbullime ka thirrur katër: Arijanet Muric, Visar Bekaj, Amir Saipi dhe Faton Maloku.

Të shtunën, më 15 nëntor Kosova do të zhvillojë ndeshjen si mysafire kundër Sllovenisë, gjersa tre ditë më pas ndeshet me Zvicrën në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në rast se merr pikët e plota nga këto dy ndeshje dhe Zvicra në takim me Suedinë dështon të fitojë, atëherë Kosova do të kualifikohet direkt në Kampionatin Botëror të 2026-ës që mbahet në SHBA, Kanadë dhe Meksikë.
Në përllogaritjet tjera, Kosovës i duhet vendi i dytë, aty ku është aktualisht, që të shpresojë që përmes Play Off-it të kalojë tutje.









