Paneli për Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka rrëzuar të premten vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertfikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale të 28 dhjetorit.
“APROVOHET ankesa e subjektit politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicën e Veriut, e paraqitur kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me nr. protokolli 01/3562/2025, datë 02.12.2025, NDRYSHOHET vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me nr. protokolli 01/3562/2025, datë 02.12.2025, ashtu që PRANOHET rekomandimi i Zyrës për Çertifikim dhe Kontroll Financiar në KQZ, i datës 02.12.2025, ÇERTIFIKOHEТ subjekti politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicën e Veriut, për pjesëmarrje në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025”, thuhet në vendim.

Ndryshe, të martën, KQZ-ja nuk e kishte certifikuar Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje. Rekomandimi për certifikimin e Listës Serbe mori vetëm dy vota për, dy kundër dhe shtatë abstenime.
Anëtarët e VV-së në KQZ, Sami Kurteshi e Alban Krasniqi votuan kundër certifikimit, ndërsa përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së abstenuan.









