VENDIMI NGA LARGËSIA A duhet të kufizohet vota e diasporës në Kosovë?

Shembulli i Kroacisë, Francës dhe Italisë është përmendur shpesh si opsion edhe për Kosovën në zgjedhjet nacionale. Duke krijuar zonë apo lista të veçanta për diasporën, ose duke vendosur kushte kohore për të drejtën e votës, qëllimi nuk ka qenë përjashtimi i diasporës, por garantimi i përfaqësimit të saj, respektimi i kontributit shumëvjeçar, por edhe një model për të mos cenuar balancën politike dhe interesat e qytetarëve rezidentë.

Ka prej vitesh një debat pro dhe kundër kufizimit të votës së mërgatës. Është intensifikuar sidomos viteve të fundit, kur diaspora ka ndikuar dukshëm në rezultat.

Dhe jo vetëm në zgjedhjet nacionale, por paradoksalisht, në disa raste edhe në ato lokale, siç ishte rasti në Dragash në vitin 2021.

Në gati krejt vendet e Bashkimit Evropian, shtetet e kanë të ndaluar votën e diasporës në zgjedhjet lokale.

Arsyeja është krejtësisht objektive, pasi ajo nuk llogaritet si pjesë aktive në jetën publike lokale, në vendimet që lidhen me arsimin, infrastrukturën, ambientin, shëndetësinë dhe ekonominë lokale.

E vota në zgjedhjet parlamentare është me kufizime në disa shtete.

Një gjerman, që ka kaluar më shumë se 25 vjet jashtë vendit dhe gjatë kësaj kohe politika në Gjermani nuk ka ndikuar në jetën e tij të përditshme, nuk ka të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare.

Në Itali, ndërkaq, ata që jetojnë jashtë vendit votojnë vetëm për kandidatët e Zonës së veçantë për diasporën.

Ngjashëm është edhe në Francë dhe Kroaci, ku ata që jetojnë në një vend tjetër votojnë vetëm për kandidatët që garojnë në zonat zgjedhore të dedikuara për diasporën.

Ky kufizim në këto shtete, për të votuar vetëm për kandidatët në listën e veçantë, është bërë për ta garantuar përfaqësimin e diasporës, por edhe për të mos ndikuar në prishjen e balancës politike në vend.

Diaspora shpesh ka preferenca politike të ndryshme nga qytetarët që jetojnë brenda vendit.

Në shumë vende evropiane, në zgjedhjet parlamentare ka lista rajonale të kandidatëve. Lejimi i atyre që jetojnë jashtë shtetit për të votuar për të gjithë kandidatët e listave rajonale është konsideruar se do të mund të ndryshonte balancën politike në rajone të caktuara, pa marrë parasysh interesat lokale.

Duke qenë se diaspora nuk jeton në ato rajone dhe nuk është e lidhur drejtpërdrejt me interesat e banorëve rezidentë të një rajoni, kjo do të mund të shtrembëronte përfaqësimin në parlament.

Për dallim nga këto shtete, në Irlandë, vota nga diaspora është e ndaluar edhe për zgjedhje parlamentare, dhe përjashtim bëjnë vetëm diplomatët dhe forcat e armatosura.

Ky rregullim në Irlandë është marrë duke konsideruar se puna dhe vendimet qeveritare ndikojnë direkt në banorët rezidentë, ndërsa ata që jetojnë jashtë vendit nuk janë pjesë aktive e zhvillimeve, qoftë në shfrytëzimin e të mirave publike apo në pagesën e taksave të përgjithshme.

Shembulli i Kroacisë, Francës dhe Italisë është përmendur shpesh si opsion edhe për Kosovën në zgjedhjet nacionale.

Duke krijuar zonë apo lista të veçanta për diasporën, ose duke vendosur kushte kohore për të drejtën e votës, qëllimi nuk ka qenë përjashtimi i diasporës, por garantimi i përfaqësimit të saj, respektimi i kontributit shumëvjeçar, por edhe një model për të mos cenuar balancën politike dhe interesat e qytetarëve rezidentë.

Sa për zgjedhjet lokale, përvoja e shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian tregon se ndalimi i votës së diasporës është praktikë e zakonshme dhe e bazuar në parime objektive, sepse vendimet lokale prekin drejtpërdrejt vetëm ata që jetojnë, punojnë dhe kontribuojnë çdo ditë aty.

LAJME

KAPJA E EGËR E SHTETIT Në VV janë bindë se sa më shumë krim aq më shumë vota

RINUMËRIMI Gati 15 mijë vota diferencë nga numërimi fillestar

ZGJEDHJET LOKALE Peci emëron Drejtore në Komunë motrën e Prokurorit që hetoi keqpërdorimin e votave në Mitrovicë

FAKT YOU

MASHTRIMI I MADH Gënjeshtra e Albin Kurtit për Padinë për Gjenocid ndaj Serbisë

MJESHTËRIA E HUMBJES Si po ia mundëson Lumir Abdixhiku fitoret mbi 50% Albin Kurtit

Ekskluzive EKSKLUZIVE

QOSHEVE ME FASHIZMIN Edhe Xhelal Sveçla takohej me ministrin e Vuçiçit dhe ekstremisten serbe në Zvicër

DHOMA SPECIALE

PA LIRI Veselit, Selimit e Krasniqit u vazhdohet paraburgimi pak ditë para fjalëve përfundimtare

KARMA SPECIALE Jack Smith e Nicolas Guillou – nga përndjekës të UÇK-së në të hetuar e sanksionuar nga SHBA-të

GODITJE SMITHIT “U mësua në Hagë…” – Washington Post editorial për qëndrimet e pakëndshme të Jack Smith-it për “fjalën e lirë”

INTERVISTA

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin

Ekskluzive Si u bë shef militanti i Vetëvendosjes/ përfshirja e Albulena Haxhiut, flet në detaje Drejtori i Burgjeve, Ismail Dibrani