Gjykata e Apelit të Posaçëm e ka lënë në burg Ilir Metën, ish-Presidentin e Shqipërisë, pas ankesës që i njëjti e kishte bërë kundër masës së sigurisë arrest në burg.
Gjykata e la në fuqi masën e arrestit me burg, pasi që konsideroi se pozita e Metës është e renduar dhe se ekziston rreziku për prishje të provave dhe intimidim të dëshmitarëve.
Në Apel, avokatët e Kryetarit të Partisë së Lirisë, e cilësuan këtë vendim të pajustifikuar, pasi që thonin se hetimet janë tashmë të përfunduar dhe dëshmitarët kanë dhënë deklaratat e tyre.
Më 29 shtator, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), dërgoi për gjykim Ilir Metën dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.
Meta akuzohet për disa vepra penale: “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive”.