Të hënën e 18 gushtit, Gjykata Speciale ka vendosur për t’ia ndaluar ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, vizitën e 11 personave në qendrën e paraburgimit në Hagë ku po mbahet si i akuzuar për krime lufte.
“Gjykatësi i Procedurës Paraprake thekson se kufizimet e miratuara në këtë vendim kufizohen vetëm në vizitat jo të privilegjuara të z. Thaçi në Objektin e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara nga: Artan Behrami, Blerim Shala, Ismail Syla, Vllaznim Kryeziu, Milaim Ahmetaj, Milaim Cakiqi dhe Avni Kastrati”, thuhet në vendim.
Prokuroria kërkesën e vet e kishte arsyetuar me pretendime se këta persona kur kanë vizituar Thaçin më herët kanë folur me zë të ulët dhe i akuzuari iu ka dhënë udhëzime që t’i përcillnin te dëshmitarët.