Partia Demokratike Shqiptare nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut të udhëhequr nga Hristjan Mickoski. Lajmin e konfirmoi kryetari Menduh Thaçi, pas homazheve te varri i ish-liderit të PDSH-së, Arben Xhaferi, në 13-vjetorin e vdekjes së tij.
Thaçi tha se muajt e fundit janë zhvilluar bisedime me qeverinë për të gjetur pika të përbashkëta, por ato kanë dështuar. “Erdhëm në përfundim se s’kemi asnjë pikë të përbashkët. Ky muhabet sot zyrtarisht mbyllet”, deklaroi ai, duke shtuar se PDSH nuk e sheh të mundur bashkëpunimin me këtë qeveri.









