Këtë të premte, Gjermania i ka bërë thirrje qeverisë izraelite që të ndalë ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor pasi ministri i financave i kësaj qeverie tha se do të fillojë puna për një plan me mijëra shtëpi që do ta ndajnë territorin palestinez.

Gjermania “dënon lajmërimet e qeverisë izraelite lidhur me aprovimin e mijëra njësive të reja banimi në Bregun Perëndimor,” tha zëdhënësi i ministrisë së punëve të jashtme të Gjermanisë.  

Planet për vendbanimin “E1” dhe zgjerimin e Maale Adumim do ta kufizonte edhe më tej mobilitetin e popullatës palestineze në Bregun Perëndimor duke e ndarë në dysh dhe duke e prerë zonën nga Jerusalemi Lindor, ka shtuar zëdhënësi.

Ndryshe, ministri izraelit i financave, Bezalel Smotrich, ka lajmëruar të enjten që puna do të fillojë në një vendbanim të vonuar, një lëvizje që zyra e tij tha se do ta “varroste” idenë e shtetit të Palestinës.