VËMENDJE NDËRKOMBËTARE Mediat e huaja: Verdikti për ish-krerët e UÇK-së do ketë ndikim rajonal dhe evropian

Fundit të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së po i kushtohet vëmendje e veçantë edhe nga mediat ndërkombëtare.

VËMENDJE NDËRKOMBËTARE Mediat e huaja: Verdikti për ish-krerët e UÇK-së do ketë ndikim rajonal dhe evropian

Ilustrim

Mediat ndërkombëtare po i kushtojnë vëmendje të shtuar procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një fazë kur gjykimi në Hagë po i afrohet përfundimit.

Raportim të veçantë i ka kushtuar edhe transmetuesi publik gjerman, Deutsche Welle, e cila në një video shpjeguese thekson se verdikti në këtë proces “do të ndikojë jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë Ballkanin, Evropën dhe komunitetin ndërkombëtar”.

DW sjell në fokus rrugëtimin politik të Hashim Thaçit, nga roli i tij në UÇK deri në postin e Presidentit të Kosovës, si dhe ndikimin që mund të ketë vendimi përfundimtar i Gjykatës Speciale për të dhe të tjerët.

Aty, ndër të tjera, përmenden edhe protestat e mbajtura në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup kundër Dhomave të Specializuara të Kosovës, ku mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet shprehën mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së.

Procesi i gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka hyrë në fazën finale. Nga 9 shkurti deri më 18 shkurt do të dëgjohen fjalët përfundimtare të palëve, ndërsa pas kësaj, trupi gjykues ka 90 ditë kohë të tërhiqet për vendimin përfundimtar.

Që nga 5 nëntori i 2020-së, në qendrën e paraburgimit në Hagë ndodhen katër ish-krerë të UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – të akuzuar nga Dhomat e Specializuara për krime të pretenduara lufte dhe kundër njerëzimit.

LAJME

ALBIN NGËRÇI Nga zgjedhjet e 9 shkurtit te bllokada për Presidentin, Kosova në mjegull institucionale

BUMERANG FJALËSH Albulena Haxhiu me fjalë identike si të Vjosa Osmanit për Presidentin

HASHIMI NË HORIZONT Grenell reagon për zgjedhjet dhe përmend Thaçin kryeministër

FAKT YOU

HILJA E MADHE Vjosa Osmani tentoi ta grabis postin e Presidentes me amandamente jo-kushtetuese

TORTA E PËRBASHKËT Pesë vite shërbim pushtetit dhe kryengritja e Vjosa Osmanit kur nuk po shpërblehet

TANDEMI MË I NDOTUR Debati se cili prej Osmanit dhe Kurtit është më i poshtër është i kotë dhe i panevojshëm

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin