Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e djeshme një person pa shenja jetë është gjetur në varrezat e një fshati të Podujevës.
Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se afër viktimës në varrezat e fshatit Përpellac është gjetur edhe një pistoletë.
“Fsh. Përpellac, Podujevë 26.09.2025 – 21:10. Raportohet se në varrezat e fshatit është gjetur viktima mashkull kosovar, pa shenja jete. Afër trupit të tij është gjetur një pistoletë. Pistoleta me 6 fishekë dhe një gëzhojë është sekuestruar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, shkruhet në raport.









