Edhe sot (e martë) do të vazhdojë protesta e punonjësve të Trafikut Urban, për shkak të mos pagesës.
Por, ndryshe nga e hëna, ku protestuan fillimisht para komunës së Prishtinës dhe më pas, pasi iu bashkua Kryetari Përparim Rama, shkuan për të protestuar para Qeverisë, sot janë duke protestuar me autobusë.
Ata kanë vendosur një letër ku shkruan “protestë” dhe janë duke lëvizur nëpër qytet pa udhëtarë.

Nga Sindikata e “Trafikut Urban” kanë thënë se punëtorët e kësaj ndërmarrje nuk i kanë marrë pagat që dy muaj, ndërsa borxhi i tyre ndaj furnitorëve ka kaluar mbi 1.6 milionë euro.









