Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar se Serbia ka arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës ekzistuese për furnizim me gaz nga Rusia.
Kjo u bë e ditur nga Vuçiç pas një bisede telefonike që pati me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Marrëveshja e re është e paraparë për tre muaj. Sipas marrëveshjes, Serbia do të importojë 6 milionë metra kub gaz nga Rusia. Kështu, Rusia mbetet furnizuesja kryesore e Serbisë me gaz.
Vuçiç, sipas Radio Evropa e Lirë, deklaroi se çmimi i gazit do të jetë ndërmjet 320 dhe 330 dollarë për 1 mijë metra kub.
Si “shumë të favorshme” i ka konsideruar këto kushte Vuçiç, për çka e falënderoi Putin-in.
Marrëveshja paraprake për këtë periudhë kohore mes Serbisë dhe Rusisë ishte arritur në dhjetor dhe skadon më 31 mars.
Serbia, së bashku me Bosnje e Hercegovinën për shkak të Republikës Srpska, është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë, pas agresionit të saj në Ukrainë.









