Një përfundim shumë i lumtur ka ardhur për kundërshtarët e ahspër të komunizmit në Republikën Çeke. Pas revolucionit të quajtur Velvet, që filloi në vitin 1989 dhe rrëzoi regjimin komunist, kundërshtarë të komunizmit kanë kërkuar që komunistët të trajtohen njejtë si Nazistët gjermanë. Pas më shumë se 30 vitesh, kërkesat e tyre janë plotësuar më në fund.

Në fund të korrikut, Presidenti çek Petr Pavel ka nënshkruar një amandament në kodin criminal të vendit, nëpërmjet të cilit kriminalizohet promovimi i ideologjisë komuniste, gjë që e vendos atë në vendin e njejtë me propagandën naziste. Amandamenti do të hyjë në fuqi më 1 janar, 2026.

Lëvizja për amandamentimin e ligjit u iniciuar nga Martin Mejstrik, një ish lider i protestive studentore në kohën e revolucionit dhe më pas senator. Hisotrianet e Institutit Çek për Studimin e Regjimeve Totalitare i’u bashkuan iniciativës në pranverë. Amandamenti kaloi nëpër sistemin politik të Çekisë, u mbështet nga zyra e kryeministrit, derisa nënshkrimi i Presidentit Pavel e finalizoi procesin.