Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, në një konferencë për media është shprehur mjaft i ashpër me situatën e krijuar nga dështimi për të konstituar Kuvendin e Kosovës.
Ai e ka quajtur Albin Kurtin uzurpator të pushtetit dhe, sipas Gjinit, kjo është një ndër momentet më kritike politike.
“Situata politike ka mbërritur në një moment që mund të jetë nga më kritikët. Sot Kosova s’ka president, s’ka as u.d. të presidentit. S’ka kryeministër legal e as në detyrë legal, s’ka as ministra legal. E ka vetëm një person që e ka uzurpuar pushtetin në Kosovë”, ka thënë Gjini.
Ardian Gjini u pyet për ofertën e Albin Kurtit që ata të takohen dhe ai e dha vetëm një mundësi: takimin në debat publik në televizion.








