Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar një pjesë nga telefonata e sotme me ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë, të cilin e uron për Ditën e Pavarësisë.

“Jam shqetësuar shumë me këtë historinë, vëllau im të përqafoj fort, të du shumë. Më vjen shumë keq që s’bëj dot më shumë, po… Gëzuar dhe të përqafoj shumë fort dhe të fala atyre shokëve” dëgjohet teksa i thotë Rama- Thaçit përmes telefonit.

Rama ndan edhe mesazhin emocional që thotë se ish presidenti e përsëriti.

“Prej vitesh telefonata e urimit të 17 shkurtit nga Haga është e vështirë emocionalisht, por sot Komandanti ishte si asnjëherë i qetë në zërin e tij, duke ma përsëritur dy herë, në fillim e në fund, “Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem atë nuk ma merr dot kurrë askush!” shkruan kryeministri i Shqipërisë në videon e postuar në facebook.