Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, që mban edhe pozitën e Ushtrueses së Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka blerë banesë në vlerë prej 128 mijë e 740 euro në vitin 2026.
Sipas deklarimit të pasurisë, që u publikua të premten nga Agjencia për Parandalimin e Pasurisë, Haxhiu banesën e re, të cilën e ka në pronësi të përbashkët, e ka blerë me kredi.
Përveç kësaj banese, si pasuri të paluajtshme, Haxhiu ka të deklaruar edhe një banesë tjetër në emër të bashkëshortit në vlerë prej 60 mijë euro dhe një tokë në vlerë 15 mijë euro.
Ajo ka edhe një veturë me vlerë prej 9 mijë e 700 euro.
Para të gatshme, Kryetarja e Kuvendit ka deklaruar 1 mijë e 531 euro.









