Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka uruar të gjithë shqiptarëve festën e 28 nëntorit nga Haga ku po mbahet në paraburgim tash e më shumë se 5 vjet.
Në fjalën e tij, Thaçi ka kritikuar Gjykatën për caktimin e seancës përgatitore ndaj tij në çështjen ku Thaçi dhe të tjerët akuzohen për ndërhyrje në drejtësi.
“E mirëpres mbajtjen e kësaj seance. Për këtë arsye jam në këtë arsye jam sot në këtë seancë sepse jam i përcaktuar për respektimin e shtetit ligjor. Por i nderuar zoti gjyqtar është me interes që në këtë gjykatë të mos ndodhin gjëra që nuk lejohen të ndodhin në shtet të huaja përkatëse”, tha Thaçi.
Si çdo popull, ish=presidenti theksoi se “dhe ne shqiptarët kemi historinë, traditat dhe vlerat kombëtare dhe shtetërore”.
“Mendoj se caktimi i kësaj seance pikërisht sot më 28 nëntor do të duhej evituar. Mbajtja e kësaj seance pikërisht sot më 28 nëntor, për mua dhe çdo shqiptarë është befasi jo e mirë”, shtoi.
Ai i bëri me dije gjyqtarit se çdo shqiptarë ka festë kombëtare, shtetërore dhe familjare, “sepse është festa e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare, ku si çdo popull i lirë në botë, feston dhe kujton”.
“Sot çdo familje shqiptare dhe institucion edhe i Kosovës, edhe kujton edhe feston. Prandaj, mua nuk më mbetet tjetër veç t’i uroj shqiptarët për festën e 28 nëntorit. Të festojnë të bashkuar, krenarë dhe me dinjitet”.
Ai potencoi se beson se “nëntorët e tjerë do t’i festojmë bashkërisht”.








