Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, ka uruar Albin Kurtin për rizgjedhjen e tij si Kryeministër i Kosovës, duke  thënë se shteti që ai drejton mbetet mbështetës i fortë në rrugën evropiane të Kosovës.

“Urime Kryeministrit Albin Kurti për sigurimin e një mandati tjetër. Kroacia mbetet një mbështetëse e fortë e rrugës evropiane të Kosovës. Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë dypalësh dhe bashkëpunimin për stabilitet dhe prosperitet në Evropën Juglindore”, shkroi Plenkoviç në platformën X.

Albin Kurti, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, të mërkurën, është zgjedhur Kryeministër i Kosovës për herë të tretë.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, 66 deputetë votuan pro Kurtit dhe kabinetit të tij, 49 ishin kundër dhe asnjë abstenim.