Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit por në përmbajtje të saj pati kërkesën që të votohen projektligjet të cilat gjatë kësaj jave kanë kaluar në Komisione Parlamentare.
Në tavolinë të deputetëve të Kuvendit i janë paraqitur 10 projektligje, të cilat partitë opozitare po refuzojnë të i votojnë nën arsyetimin se “Qeveria po imponon agjendën e Kuvendit” dhe se nuk kanë pas kohë të mjaftueshme që ato projektligje të analizohen.
Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thanë se nuk marrin pjesë në këtë votim.
Projekligjet të cilat LVV-ja kërkoi votën e deputetëve:
1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-030 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg,
2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-028 për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor,
3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-026 Projektligjin për Shërbimet e Pagesave,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-027 Projektligjin për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina 2030,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-021 për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore,
7. Shqyrtimi i parë iProjektligjit nr.10/L-022 për Banim Social dhe të Përballueshëm,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-023 për Shtetësinë e Kosovës,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-024 për Lëndët Plasëse,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-029 për Provimin e Maturës Shtetërore.









