Sipas burimeve të Vox Kosova, moslejimi i deputetëve për të hyrë në sallën e Kuvendit është bërë me urdhër të kryesuesit të seancës, Avni Dehari.
Burimet bëjnë të ditur se urdhri është përcjellë përmes ushtrueses së detyrës së Sekretares së Kuvendit.
Sipas burimeve, ajo ka deklaruar se nuk mund ta hapë sallën pa marrë urdhër nga Dehari.
Deputetët e opozitës janë paraqitur në Kuvend pasi kishin paralajmëruar pjesëmarrjen në vazhdimin e seancës konstituive.
Për këtë situatë, deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar: “Ata të cilët kanë dhënë urdhër me mbyllë derën, ata duan që ne ta hapim derën me dhunë”.
Vox Kosova ka tentuar të marrë një qëndrim nga Dehari dhe lidhur me këtë pretendim, ai nuk eshte pergjigjur.









