Urat e Albinit S’e hapi kryesoren – i nisi edhe dy tjera mbi Ibër

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka arritur ta hap urën kryesore mbi Ibër, por ka vënë gur themelin e dy tjerave.

Urat e Albinit S’e hapi kryesoren – i nisi edhe dy tjera mbi Ibër

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti duke vendosu gurthemelin e dy urave të reja që lidhin Komunën e Mitrovicës së Veriut me atë të Jugut

Urën kryesore mbi lumin Ibër nuk e hapi dot, edhe pse premtoi se do ta bënte vitin e kaluar. Por, ky fakt nuk ka qenë pengës për kryeministrin në detyrë Albin Kurtin i cili ka vënë gurthemelin e dy urave të reja që lidhin Komunën e Mitrovicës së Veriut me atë të Jugut.

Ndryshe nga kjo urë e famshme mbi Ibër, ajo në Saradran ishte përuruar me pompozitet dhe është radhitur ndër “sukseset më të mëdha” të Qeverisë Kurti.

Megjithatë, në urë të Ibrit vazhdon të testimi për qëndrueshmërinë e saj. Muajin e kaluar, u bë provimi i saj nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, ashtu siç ishte bërë më parë edhe nga vetë Qeveria.

Vitin e kaluar, tentativa e ekzekutivit kosovar për ta hapur urën pa koordinim me KFOR-in solli në Prishtinë në një vizitë të papritur Shefin e CIA-s, William Burns, dhe ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge.

Pas këtyre vizitave të rëndësishme, përpjekjet e Qeverisë në terren u zbehen për domosdoshmërinë e hapjes së saj, ndërkohë prezenca e ushtarëve të KFOR-it mbi urë u shtua pas paralajmërimeve për tensionim të situatës.

Madje, zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës patën ndarë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin vlerësimet e sigurisë që kanë të bëjnë me rrezikimin e jetës së ushtarëve amerikanë nëse hapet ura.

“Konfirmojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndarë me Presidenten, vlerësimet e sigurisë që kanë të bëjnë me rrezikimin e jetës së ushtarëve amerikanë, të cilët çdoherë kanë dalë në mbrojtje të sovranitetit, integritetit territorial dhe jetës së qytetarëve tanë”, pati njoftuar presidenca.

Ura mbi lumin Ibër ishte ndërtuar për të bashkuar qytetin e Mitrovicës, por ajo shpejt u bë simbol i ndarjes në baza etnike.

Ka pasur shumë përpjekje për hapjen e saj, por një gjë e tillë asnjëherë nuk ndodhi, madje atje qëndronin edhe trupat e KFOR-it, që ishin garant për sigurinë në atë pjesë problematike të Kosovës.

LAJME

DREJTËSI, JO POLITIKË Liria ka Emër fton qytetarët të marrin pjesë në marshin në mbrojtje të UÇK-së

VËMENDJE NDËRKOMBËTARE Mediat e huaja: Verdikti për ish-krerët e UÇK-së do ketë ndikim rajonal dhe evropian

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

FAKT YOU

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

Lidhja e (pa)dukshme Dega e kompanisë së Vuk Hamoviç-it në Tiranë dhe BIRN-i i Jeta Xharrës në Kosovë me kontabilistë të njëjtë

REZERVAT E ROZETËS Kontaminohet sërish procesi i blerjes së Rezervave Shtetërore – përjashtohen të gjitha kompanitë vendore

DHOMA SPECIALE

BETEJA E FUNDIT‘Spekulimet të mos jenë fakte’ – UÇK përballë gjykimit që rrezikon të kthehet në precedent politik dhe historik

UÇK NË GJYQ Si po i shkelmon Specialja ligjet ndërkombëtare, duke shkelur të drejtat e njeriut në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së

Ekskluzive EKSKLUZIVE

AUDIO-INCIZIMI Zyrtarët e Speciales iu ligjëruan nxënësve të Kosovës se si UÇK-ja dyshohet se ka kryer krime, vrasje e tortura

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin