Me 80 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar në lexim të dytë Projektligji për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.
Pavarësisht kësaj, pati diskutime se si në diskutimin publik për këtë projektligj mungoi Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Këtë çështje e ngriti, Uran Ismaili, deputet i PDK-së.
“Sot jemi para një situate ku mund të shkojmë në zgjedhje dhe pak prapa zgjedhjeve po vjen një ligj por s’ka pasur mundësi të bëhet debat për të. Ka boshllëqe të mëdha. 13 akte nënligjore janë paraparë rrugës. Ne do ta mbështesim. Besoj që ky ligj edhe pasi të kalojë qytetarët do të përballen për një kohë të gjatë me mungesë të shërbimeve shëndetësore. Për qëllime elektorale kanë tentuar ta shtyjnë sa më shpesh”, deklaroi Ismaili.
Kjo u arsyetua si një gabim teknik.
“Gjithashtu shfrytezoj rastin që para jush deputetë të nderuar dhe qytetarë të nderuar, të spjegohem dhe të kërkoj falje për mospjesëmarrjen time në diskutimet për ligjin që janë bërë në komisionin parlamentar, por sinqerisht besoj se atë mund ta vërtetoni nga sekretaria e Kuvendit, unë nuk kam qenë i ftuar, dhe fakti që nuk kam qenë i ftuar nuk kam pasur ftesë se kur qysh tek që duhet të vijë, domethënë ftesë për këtë diskutim, që jam plotësisht dakord me juve që diskutimet që do t’i kishim bërë brenda, sigurisht që do të kishin prodhuar rezultat edhe në kundërshtimet potenciale që kishim mujt t’i kemi njëri tjetrin”, tha ministri, Arben Vitia.
Edhe partitë e tjera e votuan me kerkesën që implementimi i tij të ketë rezulatat.









