Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar rezolutën për mbrojtjen e viktimave dhe të vërtetën historike të luftës së Kosovës në seancën e së premtes.
Rezoluta u propozua nga Partia Demokratike e Kosovës dhe u mbështet nga të gjitha grupet parlamentare shqiptare dhe të komuniteteve jo shumicë jo serbe.
90 vota ishin për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Një nga pikat e kësaj rezolute është edhe inicimi i masave për dënimin e atyre që mohojnë dhe minimizojnë krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.
Rezoluta u propozua pas ekspozitës skandaloze në shesh për masakrat, ku u konstatuan pasaktësi. Autori i kësaj ekspozite ishte Shkëlzen Gashi, i cili ka qenë më parë këshilltar i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.








