Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, në 81 vjetorin e lindjes së tij, për të cilin tha se ishte udhërrëfyes drejt lirisë.
“I lindur 81 vjet më parë, arkitekti i pavarësisë, Presidenti historik dr. Ibrahim Rugova ishte zëri i arsyes dhe vendosmërisë në kohë të errëta, si dhe udhërrëfyes drejt lirisë dhe pavarësisë”, shkroi Osmani në .
Me urtësinë, kulturën politike dhe vizionin largpamës, Osmani theksoi se Presidenti Rugova e ngriti çështjen e Kosovës në majat e diplomacisë botërore.
“Ai mbetet frymëzim i përhershëm, simbol i qëndresës dhe i ëndrrës së madhe për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe demokratike”, shtoi.
Trashëgimia e Rugovës, Osmani konsideron se “është testament për paqen, për shtetin sovran dhe të integruar në familjen euro-atlantike”. “Lavdi jetës, veprës dhe idealit të Presidentit historik!”.









