Pas pjesëmarrjes në takimin inaugurues të Bordit të Paqes dhe pamjeve të afërta që qarkulluan mes Presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Edi Rama, krah Presidentit amerikan Donald Trump, Osmani ka dhënë detaje lidhur me bisedat e zhvilluara.

E pyetur në “Rubikon” për deklaratat e Ramës lidhur me Hagën dhe ish-presidentin Hashim Thaçi e ish krerët tjerë të UÇK-së, si dhe për mundësinë që Presidenti Trump të jetë informuar për këtë çështje, Osmani konfirmoi se tema e Hagës dhe raportet me Serbinë kanë qenë pjesë e diskutimeve.

“Kemi diskutuar. Ju kisha lutur për mirëkuptimin tuaj, nuk besoj që është në interesin e Kosovës në qoftë se japim më shumë detaje prej kësaj. Mirëpo dua të siguroj që i kemi diskutuar të dyja temat dhe kemi marrë garanca shumë të fuqishme, për të cilat dua ta falënderoj edhe njëherë Presidentin Trump,” ka thënë Presidentja Osmani.

Ajo nuk dha më shumë hollësi mbi natyrën konkrete të këtyre garancave, duke theksuar se interesi shtetëror kërkon maturi në komunikim publik për çështje të ndjeshme që lidhen me procese të tilla.

E njejta ka përsëritur atë se dita e sotme, ka qenë një ditë shumë  emirë për Kosovëm dhe popullin e saj.

“Kur të vjen momenti edhe unë edhe kryeministri Rama, do të flasim për këtë çështje, por e kemi informuar në detaje për këto tema Presidentin Trump” përfundoi Osmani.