Ish ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka deklaruar se në procesin kundër ish krerëve të UÇK-së po kryhet shkelje e të drejtave të njeriut.

Bosch ka vlerësuar mohimin e vizitës së ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në varrimin e babait si shkeljen më të rëndë të gjithë këtij procesi, duke e quajtur si turp të madh, “shumë, shumë, shumë, shumë të madh”.

“Mendoj se të drejtat e njeriut janë dëmtuar rëndë kur babai i Thaçit vdiq dhe atij nuk iu lejua të shkonte në varrim të tij. Kjo ishte një turp i madh, një turp i madh, shumë i madh”, ka deklaruar ish ambasadori.

Bosch ka deklaruar po ashtu se krerët e UÇK-së po mbahen në Hagë padrejtësisht dhe se kjo është një gjë “shumë e keqe”.

“Dhe është po ashtu turp që ata ende po mbahen atje. Pse nuk mund të jenë këtu me garanci? Pse duhet të qëndrojnë të mbyllur? Sikur ata do të kishin marrë ndonjë shtetësi tjetër dhe të zhdukeshin në Amerikën e Jugut! Kjo është, natyrisht, absurde. Nuk është e vërtetë. Atëherë, pse t’i mbash njerëzit aq gjatë në burg? Nëse je në burg nuk je i dënuar. Pra, do të thotë se konsiderohesh i pafajshëm? Pra, pse duhet trajtuar sikur tashmë janë dënuar? Mendoj se kjo është shumë keq, është shumë keq me të vërtetë”, ka përfunduar Bosch.