Presidenti amerikan, Donald Trump, të hënën ka njoftuar se i ka thënë Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, se lufta në Gaza kundër grupit militant Hamas do duhet të jetë ndryshe pasi bisedimet për armëpushim dhe lirim të pengjeve kanë dështuar javën e kaluar.

Trump, foli për gazetarë në resortin e tij të golfit në Turnberry, duke thënë se njerzëve në Gaza duhet t’u sigurohet ushqim dhe siguri menjëherë. Ai tha se do ta diskutojë situatën me Starmer.

“Bazuar në çka po shoh në TV, unë nuk pajtohem me Netanyahun se nuk ka uri në Gaza, sepse ata duken shumë të uritur,” tha Trump.

“Ka njerëz në Gaza që janë të uritur – ne po i ndihmojmë ata, por vendet e tjera duhet të ndihmojnë gjithashtu,” vazhdoi ai, duke shtuar se po përpiqet të arrijë një armëpushim në Gaza.