Presidenti amerikan, Donald Trump, është pritur me ceremoni mbretërore në Japoni, në zhvillimin më të fundit të udhëtimit të tij pesë-ditor në Azi, në fund të së cilit ai po pret një marrëveshje tregtare me presidentin kinez, Xi Jinping.
Trump, që po zhvillon takimin më të gjatë që prej kur ka marrë pozitën si president në janar, ka lajmëruar për marrëveshje me katër vende të Azisë Juglindore gjatë vizitës së parë në Malajzi dhe pritet që të takohet edhe me Jinping-un në Kore të Jugut të enjten.
“Kam shumë respekt për presidentin Xi dhe unë mendoj që ne do të gjejmë një rrugë për marrëveshje”, u ka thënë Trump gazetarëve në aeroplanin presidencial Air Force One para se të zbarkonte në kryeqytetin e Japonisë, Tokio.









