Presidenti amerikan, Donald Trump, të dielën dha çfarë ai e quajti “paralajmërimin e fundit” drejt Hamasit që të pajtohet me kushtet e tij për ndalimin e luftës, duke shtuar se Izraeli ka pranuar propozimet e tij për armëpushim dhe lirim të pengjeve.
Mesazhi, i dërguar me anë të një postim në rrjete sociale, nuk specifikon këto kushte. Por, Channel 12 ka raportuar të dielën se propozimi aktual i SHA-ve parasheh lëshimin e të gjitha pengjeve në ditën e parë të paktit dhe rrjedhimisht nëse bisedimet e mëpasshme janë frutdhënëse, mbarimin e luftës në Gaza.
“Të gjithë i duan pengjet në SHTËPI. Të gjithë duan që kjo luftë të përfundojë!” shkroi Trump. “Është koha që Hamasi të pranojë [kushtet e mija] po ashtu.”
Në përgjigje kundrejt komenteve të Trump, Hamas ka thënë se është i gatshëm që menjëherë të kthehet në tavolinën e diskutimeve.
Grupi terrorist ka siguruar se është “i gatshëm të diskutojë lirimin e të gjithë të burgosurve në shkëmbim të një deklarimi të qartë për mbarimin e luftës, një tërheqje e plotë nga Rripi i Gazës dhe krijimin e një komiteti të Palestinës së pavarur për udhëheqjen e Rripit të Gazës”
Grupi shtoi se “mirëpret çdo hap që ndihmon përpjekjet për të ndalur agresionin në njerëzit tonë”, duke afirmuar se ka pranuar “disa ide nga pala amerikane që tentojnë të arrijnë një armëpushim”.
Hamas thotë se është “në kontakt të vazhdueshëm më ndërmjetësit për të kthyer këto ide në një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i takon kërkesat tona”.