Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe ai i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, kanë finalizuar detajet e marrëveshjes së tyre tregtare në samitin mbajtur në Kore të Jugut këtë të mërkure, ndërsa Trump u shpreh optimist për një samit të suksesshëm edhe me presidentin kinez, Xi Jinping.

“E bëmë marrëveshjen tonë, pak a shumë e finalizuam atë”, tha Trump në një darkë me Lee dhe liderë të tjerë në margjinat e forumit të Azisë dhe Paqësorit.

Aleatët zbuluan marrëveshjen në të cilën shkruhet se Koreja e Jugut duhet të investojë 350 miliardë dollarë në Amerikë, në mënyrë që të ketë tarifa më të ulëta. Por, bisedimet për strukturën e këtyre investimeve kishin ngecur për një kohë.

Trump dhe Lee u pajtuan që Seuli të ndajë shumën e premtuar prej 350 miliardë dollarësh në para ‘cash’ me rata prej 20 miliardë dollarësh, kanë njoftuar këshilltarët e Lee. Pjesa tjetër prej 150 miliardë dollarësh do të shpenzohet në investime për ndërtimin e anijeve.