Shtëpia e Bardhë ka lajmëruar të enjten mbrëma se një tarifë prej 15 përqind do të vendoset në të mirat që vijnë nga Izraeli si pjesë e politikave të reja të administratës Trump që ka rritur tarifat në vende përreth globit.
Vendimi është pjesë e një urdhëri ekzekutiv të nënshkruar nga Presidenti Donald Trump, që rrit tarifat në disa shtete në përpjekjet e Trump për të riformësuar tregun global në favor të bizneseve amerikane. Masa do të vihet në efekt më 7 gusht, shkruan The Times of Israel.
Ministri izraelit i Financave ka thënë se niveli prej 15% është “në nivelin më të ulët në vendet me deficit tregtar me SHBA-në,” gjë e cila sipas tij “reflekton dialogun e vazhdueshëm mes Izraelit dhe SHBA-së me qëllim që të arrihet një marrëveshje e përmirësuar.
Shtete si Myanmar dhe Laos janë goditur me masat me të larta pasi tarifat e reja amerikane mbi këto shtete do të shkojnë në 40%.
Lista e shteteve që preken me masën e së enjtes mbrëma: