Trepça e keqmenaxhuar Auditimi gjen shkelje të shumta në disa fusha

Pasuri të paregjistruara, shpenzime të manipuluara dhe shkelje të Ligjit të Prokurimit – ndërmarrja publike ballafaqohet me probleme të mëdha administrative dhe financiare.

Trepça e keqmenaxhuar Auditimi gjen shkelje të shumta në disa fusha

Ndërmarrja “Trepça”

Raporti i fundit i auditimit për ndërmarrjen publike “Trepça” për vitin 2024 nxjerr në pah një varg shkeljesh financiare, mangësi në administrim, mungesë transparence dhe keqmenaxhim.

Një nga 34 shkeljet e identifikuara është mungesa e regjistrimit të një pjese të pronave të paluajtshme – përfshirë parcela, banesa dhe pasuri të tjera – në regjistrat zyrtarë të ndërmarrjes. Përpos kësaj, nuk ka dokumentacion për pasurinë në vlerë mbi 140 milionë euro, duke rezultuar kjo në një paraqitje jo të plotë të pasurisë.

“Trepça” në pasqyrat financiare ka paraqitur edhe një detyrim në vlerë prej 2 milionë euro që thuhet se lidhet me grante. Auditori ka konstatuar se ndërmarrja nuk ka ofruar asnjë dokument që e vërteton këtë shumë, pasi nuk posedon një databazë të saktë për pasuritë e financuara nga grantet.

Si rezultat, ka dyshime se ky borxh mund të mos jetë i saktë dhe kjo gjë rrezikon të shtrembërojë gjendjen reale financiare të ndërmarrjes.

Edhe manipulim i shpenzimeve është konstatuar, sepse shpenzimet e muajit dhjetor të vitit 2024 janë regjistruar në janar të vitit 2025. Kjo praktikë krijon një shtrembërim të gjendjes financiare, duke paraqitur shpenzimet më të ulëta se në realitet, duke dëmtuar kështu transparencën e raportimeve financiare.

Në raport është evidentuar se “Trepça” ka prezantuar obligimet tatimore si të mbivlerësuara, konkretisht mbi 2 milionë euro më shumë sesa gjendja reale e borxhit ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK). Kjo kishte ndodhur për shkak të mos harmonizimit të obligimeve tatimore të ndërmarrjes me deklarimet dhe borxhet në ATK, duke krijuar kështu pasaktësi të detyrimeve tatimore.

Një tjetër parregullsi lidhet me keqpërdorimin e buxhetit për sigurimet e punëtorëve, ku është vërejtur se janë paguar sigurime për 140 punëtorë më shumë se numri real i të punësuarve në ndërmarrje.

Edhe shkelje të Ligjit për Prokurimin Publik pati, pasi një kontratë në vlerë rreth 774 mijë euro është lidhur me një operator ekonomik të pa licencuar për tregtim të derivateve.

As Ligji i Punës nuk është respektuar. Ndërmarrja ka transferuar 114 punonjës në pozita të tjera, pa respektuar procedurat ligjore të përcaktuara në këtë ligj, përfshirë ndryshime në paga pa nënshkrim të kontratës së re apo aneksit.

Në ndërmarrje mungon edhe një strukturë e qartë dhe e organizuar për pozitat e punës. Sipas gjetjeve, nuk ekzistojnë përshkrime të detyrave për shumicën e vendeve të punës, ndërsa emërimet në pozita nuk janë bërë në përputhje me rregullat ligjore.

Pagesat nuk janë kryer për tatimin në paga dhe kontributet që nga viti 2020, duke akumuluar detyrime mbi 14 milionë euro, duke përfshirë interesa dhe ndëshkime. Po ashtu, për rreth 104 punonjës në njësinë në Leposaviç nuk është bërë deklarimi i tatimit në Administratën Tatimore.

LAJME

GURI PRESIDENTES Ministria e pranon se s’ia dhanë Presidentes gurin e çmuar që donte t’ia dhuronte Donald Trump-it

MENAXHIM I TMERRSHËM Pas raportimit nga VOX Kosova, ish-kryeinspektori i AKI-së kërkon shkarkimin e ministrit Sveçla

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

FAKT YOU

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

E TMERRUAR DHE E NGRIRË Vjosa Osmani doli e dha një intervistë ku na tregoi se ajo është mashtruesja e vjetër në rolin e ri

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin