Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka kaluar kufirin më Kinën në trenin e tij special të martën herët për të marrë pjesë në festën zyrtare të Kinës për dorëzimin e Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, ka bërë të ditur mediumi shtetëror i Koresë së Veriut të martën.
Kim la Pyongyangun për tu nisur drejt Kinës të hënën dhe e kaloi kufirin vetëm të martën në mëngjes, njoftoi gazeta e Koresë së Veriut Rodong Sinmun, në rrugëtimin e tij drejt ngjarjes më të madhe diplomatike që ai ka marrë pjesë ndonjëherë.
Në një fotografi, Kim mund të shihet duke qëndruar afër trenit të gjelbër të mbyllur me një cigare në dorë.
Në një tjetër, ai është i ulur brenda trenit me një flamur të Koresë së Verut prapa tij e me një laptop të mbyllur.