21 dhjetori do të ishte datë e përshtatshme për Kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.
Kështu ka thënë Limaj para takimit me Presidenten Vjosa Osmani, ku do të diskutojë së bashku me liderët e partive të tjera për datën e zgjedhjeve të reja.
“Po, 21, sepse 28 po i bie që për Vit të Ri me numëru vota”, tha Limaj shkurt.
Ndryshe, pasi që dy mandatarët e Vetëvendosjes – Albin Kurti dhe Glauk Konjufca – dështuan që ta krijojnë Qeverinë e re, është hapur rruga për zgjedhje të reja.
Në këtë drejtim, Presidentja Vjosa Osmani është duke mbajtur një takim me krerët e partive politike për t’u konsultuar në lidhje me datën e zgjedhjeve të reja.









