Në cilësinë e inspektorit dhe policit në Stacionin Policor në Prizren, vetë, por edhe së bashku me të tjerë nga forcat serbe, gjatë viteve 1998 dhe 1999, Shaqir Lutvija kishte ushtruar masa represive të vrasjes, arrestimit, rrahjes, maltretimit dhe trajtimit çnjerëzor.
Edhe në rigjykim, të martën, Gjykata ka vërtetuar aktakuzën e Prokurorisë se pikërisht Shaqir Lutvija i kishte kryer këto veprime, andaj është shpallur edhe njëherë fajtor.
Për këto krime, atij iu shqiptua dënimi prej 10 vitesh burgim.
Gjykata Themelore, më 11 nëntor 2025, kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Lutvija, duke e dënuar me 10 vjet burgim. Por, Gjykata e Apelit, me vendimin e 23 qershorit 2026, e kishte kthyer lëndën në rigjykim.
Aktakuza ndaj tij nga Prokuroria Speciale ishte ngritur në vitin 2024.









