Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një punonjës, i cili kishte pësuar një aksident të rëndë në vendin e punës.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë, kolegët dhe opinionin se, më 16.08.2026, rreth orës 20:30, ka ndërruar jetë punonjësi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Haxhi (Selatin) Gojnovci. Më 16.08.2026, gjatë kryerjes së detyrave të punës dhe derisa po lëvizte në zonën e ekskavatorit, i ndjeri ka pësuar një aksident të rëndë, i cili fatkeqësisht ka rezultuar me humbjen e jetës së tij”, thuhet në njoftim.
Ai ishte i sistemuar në pozitën “Teknik i Xehtarisë” në kuadër të Divizionit të Prodhimit të Qymyrit (DPQ).









