Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i lënduar në vendin e punës në fshatin Strellc të Decanit.
Lajmin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.
“Sot rreth orës 14:05, Policia është njoftuar se në një punëtori (sharrë) në fshatin Strellc i Ulët, dy punëtorë kanë pësuar lëndime nga rënia e disa dërrasave. Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë. Pas pak kohe, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej të lënduarve”, ka thënë Gashi.
Ai ka treguar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente. Detaje tjera për rastin deri më tani nuk dihen.









