Një burrë dhe dy fëmijë janë gjetur pa shenja jete në një banesë në lagjën “Mirditë” të Malishevës.

Lajmin për VOX Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj që ndër të tjera tha se ky rast erdhi pas një incidenti të zjarrit.

“Sot, rreth orës 12:55, jemi njoftuar për një incident zjarri në një banesë në lagjen “Mirëdita”, në Malishevë. Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente.Në këtë banesë janë gjetur tre persona të gjinisë mashkullore (një i rritur dhe dy fëmijë), të cilët janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë ku është konstatuar se të njëjtit ishin pa shenja jete. Zjarri është lokalizuar dhe nuk është raportuar për pasoja të tjera”, tha Elezaj.

Elezaj po ashtu i tha VOX-it se për rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe aktualisht janë duke u ndërrmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore rreth kësaj ngjarjeje.