Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur në fshatin Cërrcë të Istogut.

Policia e Kosovës ka bërë me dije se janë njoftuar për aksidentin në ora 00:02, më 1 shtator.

“Nё kёtё aksident ishin tё përfshira dy vetura dhe si pasojё e kёtij aksidenti lëndime trupore kanё pёsuar tre (3) persona, tё njëjtit janё dёrguar me autoambulancё nё spitalin rajonal nё Pejё, nga ekipi mjekёsor ёshtё konstatuar vdekja e njёrit nga tё lënduarit, ndёrsa dy (2) tё lënduarit tjerё pas trajtimit në spital, njёri nga ta pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve ёshtё dёrguar në QKUK-Prishtinё”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Rasti, bën me dije Policia, është duke u hetuar nga hetuesit e Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor DRP-Pejë.