Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar nga një aksident që ka ndodhur në afërsi të Vërmicës.

Lajmin për VOX Kosova e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 20:27, policia është njoftuar për një aksident trafiku që kishte ndodhur në autostradë, km i 29 nga Vërmica. Në aksident janë përfshirë dy automjete (një kamion dhe një veturë). Si pasojë e aksidentit, sipas ekipit mjekësor një person është pa shenja jete, kurse dy të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë bartur për trajtim mjekësor”, ka thënë Krasniqi.

Në vendin e ngjarjes, ai theksoi se përpos njësive policore janë thirrur edhe ekipet mjekësore.