Një person ka vdekur në Zubin Potok të dielën në mbrëmje, dyshohet se është rrokullisur me traktor. 

Kështu është bërë e ditur nëpërmjet raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke vozitur traktorin është rrokullisur, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante si dhe emergjenca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit njoftohet se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.