Një tren ka goditur një autobus turistësh në një udhëkryq të Shën Petersburgut të hënën në mëngjes, duke lënë të vdekur një person e duke lënduar 16 të tjerë, kanë thënë zyrtarët.
“Shoferi i trenit ka aplikuar frenimin emergjent, por distanca ka qenë e pamjaftueshme dhe aksidenti nuk mund të evitohej”, thuhet në deklaratën e operatorit.









