Gjykata e Apelit ka lënë në paraburgim 22 të dyshuarit për trafikim me drogë. R.N., A.K., R.B., A.I., A.Gj., E.I., Sh.B., A.V., B.Sh., E.E., R.V., R.B., A.R., E.B., A.M., K.D., O.V., L.T., K.B., K.A., Y.M. dhe S.L., do të vazhdojnë të jenë në paraburgim pas arrestimit në fillim të qershorit.

Të dyshuarit u arrestuan më 3 qershor në një operacion antidrogë i koduar si “Qielli i Thyer” në rajonet e Prishtinës, Pejës, Prizrenit dhe të Gjilanit, ku ishin bastisur 47 lokacione.

Në këtë operacion kanë marrë pjesë rreth 600 zyrtarë të Policisë dhe është arritur shkatërrimi i një grupi të krimit të organizuar të trafikimit me narkotikë.