Qeveria e Kosovës ka miratuar sot propozim-vendimin për dërgimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gaza. Ata, siç tha ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, do të jenë pjesë e forcës ndërkombëtare stabilizuese.

Kryeministri, Albin Kurti, tha se vendimi merret pas kërkesës nga Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe si rrjedhojë e zotimeve që Kosova ka marrë në kuadër të Bordit të Paqes.

Forca e Sigurisë së Kosovës, sipas ministrit Maqedonci, do të jetë pjesë e operacioneve të realizuara nga forca ndërkombëtare.

Propozim-vendimi do t’i dërgohet Kuvendit, ku për t’u miratuar duhet të votojnë pro 2/3 e deputetëve.