Pjesëmarrja e ulët në zgjedhjet e sotme duket se ka nxitur reagime të ashpra të mbështetësve të Vetëvendosjes.
Valton Hasani, një aktivist i njohur i kësaj partie, ka reaguar me gjuhë fyese ndaj votuesve përmes një statusi në Facebook, duke i bërë thirrje qytetarëve të dalin në votim.
“O dilni votoni token e nanës jua…”, ka shkruar Hasani në postimin e tij.
Reagimi i tij vjen në kohën kur të dhënat për pjesëmarrjen në votime kanë treguar interesim më të ulët të qytetarëve krahasuar me pritjet.









