Një tërmet i fuqishëm me magnitudë prej 7.5 shkallësh ka goditur bregdetin japonez këtë të hënë, duke lënduar më shumë se 20 persona e duke e shtyrë qeverinë që të lëshojë urdhra evakuimi për më shumë se 100 mijë qytetarë.
Tërmeti goditi rreth orës 11:15 të pasdites në kohën lokale, rreth 70 kilometra larg bregdetit verior, në një thellësi prej rreth 50 kilometrash, siç bën me dije Sondazhi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.
Një ekip i mediumit CNN që ndodhet në Tokio, kryeqytetin japonez në largësi prej 640 kilometrave nga vatra e tërmetit, ka ndjerë dridhje të fuqishme gjatë kohës së tërmetit, që zgjati përafërsisht 30 sekonda.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka ngritur shqetësimin se një tërmet tjetër me magnitudë 8 e më shumë mund të godasë Japoninë këtë javë, ndonëse e vendosi probabilitetin në 1%.
“Gjersa mbetet ende thellësisht e paqartë nëse ndonjë tërmet i fuqishëm do të ndodhë me të vërtetë, ne besomë se është esenciale për të marrë masa përgatitorë për fatkeqësi bazuar në principin që ne duhet të mbrojmë jetët tona”, thuhet në një deklaratë të kësaj agjencie.









