Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shtrënguar duart me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ku po mbahen homazhet për nder të ish-kryeministrit shqiptar, Fatos Nano.

Nano vdiq dy ditë më parë në moshën 73-vjeçare në një spital privat në Tiranë, ku ishte i shtrirë qe disa javë.

Përveç Kurtit dhe Ramës, në homazhe kanë marrë pjesë edhe figura të njohura nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut.