Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ai pritet të zëvendësohet nga nënkryetari aktual Ardian Gjini.
Në një konferencë për media, Haradinaj deklaroi se ai nuk do të kandidojë për kryetar të AAK-së, as në Kuvendin e partisë.
Sipas burimeve, tash e një kohë të gjatë partia po përgatitet që në krye ta ketë nënkryetarin e AAK-së dhe kryetarin aktual të Gjakovës Ardian Gjinin, për të cilin Haradinaj njoftoi se tashmë e ka shpallur kandidaturën.









