Me 28 qershor 2024 Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim që zyrtarët e shtetit të mos përdorin platformën Tik Tok për shkak të pasigurisë dhe rrezikut që bartë paisja e një llogarie në këtë platformë kineze.
Vendimi thoshte që “Obligohen zyrtarët publik që kanë shfrytëzim pajisje zyrtare që të largojnë aplikacionin TikTok dhe ‘fajllat’ instalues të tij”.
Kjo ishte nismë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, por përkundër se nismë e ministrisë, përkundër se u morr vendimi, është vetë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, që nuk e ka respektuar vendimin.
Ky është profili i Xhelal Sveçlës në Tik Tok, në kundërshtim dhe shkelje të plotë të vendimit të qeverisë së tij.
“Me qëllim të eleminimit të rreziqeve të sigurisë kibernetike nga përdorimi i rrjetit social tik-tok, Ministria e Punëve të Brendshme ka përgaditur propozim-vendimin për ndalimin e përdorimit dhe funksionimit të shërbimit të këtij rrjeti në ambiente zyrtare të punës”kishte deklaruar Albin Kurti më 28.06.2024.
Ironike a po jo, këtë aplikacion që vet Qeveria e kishte konsideruar rrezik për sulme kibernetike e ka edhe ai i Mbrojtjës, Ejup Macedonci.
“Të gjithë zyrtarët publik janë të obliguar të largojnë nga paisjet e tyre aplikacionin tik-tok dhe skenarët apo fajllat instalues të tij. Për shkak të rreziqeve që mund të të shkaktohen nga përdorimi i tik-tokut” thoshte Bardhyl Dobra, atë kohë zv.Ministër i MPB-së.
Kundërshtim me vendimin të cilin vet e votuan, vazhdon të veproj edhe Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli.
Njejtë padyshim edhe Ministrja e Tregëtisë, Industrisë dhe Ndërrmarrësisë, Mimoza Kusari-Lila.
“Kjo masë është në harmoni me nenin 26, paragrafin 3 të Ligjit për Siguri Kibernetike, veprimet e ndërmara nga shtetet aleate dhe ka për synim të mbrojë institucione shtetërore të Republikës së Kosovës kundër kërcënimeve dhe veprimeve të sigurisë kibernetike të cilat mund të shfrytëzohen për sulme kibernetike ndaj infrastrukturës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit të institucioneve shtetërore” kishte deklaruar Dobra.
Ngjashëm vepron edhe Ministri i Sportit dhe Rinisë që dikur mbante pozitën e zv.ministrit të Punëve të Brendshme, Blerim Gashani.
Lista e shkelësve të ligjit është e gjatë. Aty qendron edhe tashmë Ministri i Arsimit, Hajrullah Çeku.
Natyrisht, edhe Armend Muja e shkel këtë vendim, tash ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Kështu, një vendim i marrë në emër të sigurisë kibernetike po mbetet vetëm në letër.
Sepse, nëse ata që duhet ta zbatojnë e injorojnë, atëherë kërcënimi më i madh nuk është TikTok-u por mungesa e përgjegjësisë institucionale.








