Nga kjo e enjte e 9 korrikut kanë filluar të rrjedhin afatet kushtetuese për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës – qenë se dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatin e 7 qershorit.
Deputetët e Legjislaturës së XI-të të Kuvendit do të kenë afat të konstituojnë krahun legjislativ të shtetit deri më 7 gusht.
Ky afat zanafillën e ka te një aktgjykim i datës 25 qershor 2025 i Gjykatës Kushtetuese, i cili thotë se “deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafët 2, 3 dhe 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës të zgjedhin Kryetarin/en dhe nënkryetarët e Kuvendit të Republikës së Kosovës sipas pikave 3 dhe 4 të rendit të ditës të Seancës Konstituive brenda 30 (tridhjetë) ditëve”.
Neni 66 i Kushtetutës përcakton që “Kuvendi i Kosovës zgjidhet me mandat katërvjeçar, duke filluar nga dita e seancës konstituive, që mbahet brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve”.
Seanca e parë pritet të thirret nga ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.
Konstituimi i Kuvendit pastaj i hap rrugë krijimit të institucioneve të reja si Qeveria dhe Presidenca.









